Një person është futur sot me makinë mespërmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve duke bërë manovra të rrezikshme përgjatë hapësirës së saj.

Personi 32-vjeçar i identifikuar si Arben Mema, është neutralizuar nga i riu 22-vjeçar i quajtur Klodian.

Ai ka vrapuar që nga larg, teksa makina vijonte të rrotullohej në shesh pa kontroll, dhe hyri me këmbë brenda makinës duke goditur dhe neutralizuar shoferin. Një lëvizje e paimagjinueshme që i shpëtoi jetën shumë njerëzve.

“Jemi për diçka tjetër këtu. Jam 22 vjeç, quhem Klodian nga Tirana ndihem mirë që spat lëndime të mëtejshme, spat diçka më të madhe. Erdhi një makinë e aksidentuar në drejtim të njerëzve, m’u duk si akt terrorist. U frikësuam, ai u vërsul drejt turmës së njerëzve, pasi u ndalua makina u afruam. Ai ndaloi në mes të sheshit, sepse kishte tendat përpara, ktheu makinën, i erdhën disa persona, por nuk e ndalën dot, u vërsul përballë njerëzve. Ai nuk e di ç’po mendonte po mu duke rrezikshme mënyra se si reagova. Jam marrë të gjithë jetën me stërvitjeje. Pasi e neutralizova, ishin qytetarë që e mbajtën dhe hapën dyert, sepse isha ende në xham. Kjo zgjati 1 2 sekonda, ai nuk foli sepse nuk ishte në gjendje pas goditjes që mori”, u shpreh 22-vjeçari”, tha Klodiani, i cili gjithashtu ka takuar Kryeministrin Rama dhe ka marrë mirënjohjen e tij.

Këtë incident të rrezikshëm e ka përcjellë edhe prestigjiozia BBC, duke publikuar një video nga momenti kur 32-vjeçari Arben Mema futet me automjet në shesh dhe nis të lëvizë në mënyrë të pakontrolluar.

BBC i ka kushtuar veprimit të guximshëm të heroit të ditës së sotme, Klodian Elqenit i cili kërceu në dritaren e shoferit dhe e bllokoi.

‘Një burrë është arrestuar në Shqipëri pasi u fut në sheshin e këmbësorëve në kryeqytetin e Shqipërisë. Makina u ndal vetëm kur një kalimtar u hodh përmes dritares në makinë. Kalimtari tha se mendoi se shoferi po synonte turmën në një sulm të mundshëm terrorist’, raporton BBC.

Kjo video që përcolli BBC, renditet e para në lajmet më të klikuara në prestigjiozen e huaj.