Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në Fier. Në fjalën e tij drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gramoz Ruçi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe nënvizoi se numri 12 është vendimtar edhe nëse nuk voton asnjë kandidat.

‘Ju bëj thirrje të merrni pjesë në zgjedhje. Ju kujtoj që numri 12 është vendimtar, nuk ka rëndësi edhe nëse nuk voton asnjë pasi kjo do të thotë e ke shprehur vullnetin tënd duke qene dakord me listën e rreshtuar nga kryetari, siç thashë ne jemi ngarkuar në qarkun e Fierit që të fitojmë 11 mandate dhe të jenë vendimtar në krijimin e maxhorancës.’– tha Ruçi.