Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare 2021, janë shtuar zërat që Lulzim Basha duhet të tërhiqet nga kreu i partisë. Një ndër zërat që ka bërë thirrje për largimin e Bashës nga drejtimi i PD, është edhe ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi.

I cili siç paralajmëroi dje, sot është ngritur në protestë për largimin e kryetarit të PD.

Me një pankartë “Basha Boll” ai ka hskuar te selia blu, por ka hasur në bllokimin e demokratëve atje, duke nisur një zënkë.

Pas zënkës demokratët e kanë nxjerrë jashtë selisë.