Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kryedemokratin Lulzim Basha një lidership pa karakter dhe të dobët. I ftuar në “Zgjedhje 2021”, Rama tha se ky nuk është denicioni i një burri të ndarë nga gruaja, apo e kundërta dhe që më pas et për karakterin e bashkëshortit. Një lider me karakter, por të mbrapshtë ai quajti ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa kur u pyet se përse nuk negocionte me këtë të fundit, ai tha se më Berishën politika është e patejkalueshme.
Pjesë nga intervista: Rama: Besoj që metafora e kukullës shpjegon më së miri natyrën e lidershipit të Bashës. I dobët, pakarakter dhe tërësisht të adapotueshëm sipas programit të kurdisjes.
Rama: Ky nuk është denicioni i një burri të ndarë nga gruaja, apo i një gruaje të ndarë nga burri që et për karakterin e bashkëshortit. Ky është deniciioni i karakterit të lidershipit. Nuk ka lider pa karaktër, mund ta kenë të mbrapshtë, si Berisha, por ai është lider. Lider pa karakter do të thotë që nuk merr do t vendime, nuk mban dot fjalën dhe nuk ka fuqi të mundë gjumin, që nuk udhëheq, por udhëhiqet. Kur them udhëhiqet jo thjeshtë nga persona, por edhe nga ngjarjet. Këto e bëjnë lidershipin pa karakter. Pyetje: Po ç’ju duhet Basha? Negocioni me Sali Berishën? Rama: Mua nuk më duhet Basha, më duhet Shqipëria, shqiptarët dhe më duhet të bëj gjithçka që këto dy forca… Unë nuk e kam zgjedhur Lulëzim Bashën, Bashën nuk e ka zgjedhur PD, atë e vuri aty Sali Berisha. Me Saliun politika është e patejkalueshme, ndërsa me një forcë si PD do dalë nga zgjedhjet në opozitë dhe më e pranishme në Kuvend se sa doli nga ato të 2017. Nga ana tjetër prania e LSI në Kuvend do të jetë shumë më e reduktuar.