Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në fjalën e saj ministrja Belinda Balluku sqaroi se punimet do të zhvillohen në disa faza, ku faza e parë do të jetë ajo përgatitore.

“Punimet do të nisin brenda 14 muajve. Do të ketë një fazë përgatitore. Kompania do të bëjë një studim të detajuar mjedisor. Do të ketë edhe një studim arkeologjik, më pas 8 muaj do të jenë në dispozicion për përmbushjen e kushteve paraprake si dhe dorëzimit përfundimtar të masterplanit. Ndërsa 6 muaj do të jenë për marrjen e lejeve.

Në fazën e parë, që përfshin ndërtimin e terminalit të pasagjerëve dhe kjo kontratë nënshkruar për 36 muaj.

Faza e dytë, e cila konsiston në zgjerimin e terminalit do të përfundojë pas vitit të 4 të operimeve. Kemi një kontratë që ndahen në faza për shkak edhe të numrit të pasagjerëve.

Aeroporti i Vlorës do të ketë jo vetëm injektimin direkt mbi 100 mln euro investim në ekonomi, por ndikimet indirekte të këtij aeroporti janë të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Balluku.