Milani dhe Zlatan Ibrahimovic do ta vijojnë bashkëpunimin edhe për një vit tjetër, pasi raportohet se kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2022.

Mediat italiane raportojnë se përfaqësuesi i Suedisë ka rënë në ujdi me kuqezinjtë pas një jave bisedimesh. Tani kanë mbetur vetëm hollësitë e fundit për ripërtëritjen e marrëveshjes, që kanë të bëjnë me bonuset dhe synimet individuale të su lmuesit. Marrëveshja do të bëhet publike nga klubi shumë shpejt, sipas mediave italiane. 39-vjeçari i ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje në Serie A deri tani këtë sezon.