Stadiumit kanë më shumë se një vit që qëndrojnë të heshtur, duke bërë që futbolli të mos ketë të njëjtin efekt si më parë, kur COVID-19 nuk ekzistonte.

Megjithatë, pandemisë duket se dalëngadalë po i vjen fundi dhe gjithçka do të rikthehet në vendin e vetë, ashtu si më parë.

Kjo do të ndodhë edhe me tifozët të cilët sërish do të mbushin tribunat, teksa një nga vendet që është duke ecur me ritme të shpejta për vaksinimin, Angli, ka bërë zyrtare tashmë se finalja e Carabao Cup do të luhet në Uemblej me praninë e tetë mijë spektatorëve. Kështu, fansat e Totenhem dhe Mançester Sitit edhe pse në mënyrë të reduktuar, sërish do të kenë mundësinë të krijojnë atmosferë dhe të mos lejojnë një ambient të heshtur.