Pas të vërtetave të Tea Trifonit, Andi i “Për’puthen” u shpreh se do të tregonte të vërtetat e tij në llogarinë e re në Facebook, vetëm nëse do të mund të mblidheshin 30 mijë follow. “Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh… Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh. Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim… Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në “Facebook” do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, shkroi  Andi.Mirëpo pas kësaj deklarate, ka pësuar edhe një reagim nga Fation Kuqari, ky i fundit ka ironizuar Andin, duke u shprehur se ai është i gatshëm që të japë gjithçka vetëm për disa ndjekës ose para. “Hahahaha në ça bote jetojmë meshkuj që lënë pjeshkën me koncesion për follow mendo për lekë ç’bëjnë. Yy barbona. Po kapa 3000000K ndjekës në Facebook ose në Insta do tregoj si bëj shurrën”, ka shkruar Fationi.

Postimin e tij ai e ka shoqëruar edhe më një countdown, duke u tallur me të gjithë personazhet e “Për’puthen”, që kanë bërë këtë gjë kur kanë zbuluar të vërteta e tyre. Deklaratës së Fationit i doli në mbështetje edhe ish-konkurrentja Ana Kauri, e cila ironizon njësoj Andin nëpërmjet një statusi në InstaStory. Një ndjekës e pyet nëse ka ndonjë të fshehtë që fansat ende nuk e dinë, ndërsa Ana ia ka kthyer: “Nëse do thosha diçka që nuk e kisha thënë për veten time apo për dikë tjetër, do ta thoja tek profili im, nuk do të ishte e nevojshme të hapja një Ig të ri”- ka shkruar ajo, duke iu referuar kërkesës së Andit për 30 mijë followers në llogarinë e tij të re në Facebook. Ndërkohë, s’kemi ende asnjë reagim nga Andi.