24 Prill- Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik prof Silva Bino ka reaguar pas akuzave nga PD për vaksinat antiCOVID.

Bino ka publikuar data e skadencës dhe ambalazhimit per vaksinen Coronavac.

“Vec per sqarim; Datat e paraqitura tek Vaksinat ndaj COVID -19  Coronavac 600SU jane datat e prodhimit dhe paketimit.
Per njerin lot eshte data 06/04/2021 ndersa per lotin tjeter eshte data 04/04/2021
Ndersa data e skadences eshte 19/02/2022
Ne kutine ku paketohen flakonet  data 13/01/2021 eshte data e aprovimit per perdorim emergjent ne Turqi.
Te gjitha Njesite Vendore te Kujdesit Shendetesor jane informuar me shkrese zyrtare nga ISHP  dhe me tej ato kane informuar cdo pike vaksinimi”, sqaron Bino.