Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Jim Belushi ka shprehur dëshirën që të njohë sa më shumë shqiptarë kudo në botë.

Përmes një postimi në Twitter Belushi kërkon nga fansat me origjinë shqiptare që ta shpërndajnë postimin, në mënyrë që të komunikojë me ta.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar Belushi.