Luca Toni e ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e Cristiano Ronaldos pas incidentit të hedhjes së fanellës që bëri ylli i Juventusit kundër Genoas. Juve iu afrua në 12 pikë liderit të Serie A, Interit, pas fitores 3-1 në shtëpi kundër Genoas ku shënuan Dejan Kulusevski, Alvaro Morata dhe Weston McKennie.

Ronaldo nuk e gjeti golin në këtë takim dhe ai pas sfidës hodhi fanellën në fushë dhe i zemëruar u nis drejt dhomave të zhveshjes. Kjo nuk i pëlqeu shumë personave, përfshirë edhe legjendës, Luca Toni.

“Ai është shumë i rëndësishëm për Juventusin”, tha ish-sulmuesi i Zonjës së Vjetër për Tuttosport. “Ai është golashënuesi kryesor, ai shënon shumë. Mua nuk më bëjnë përshtypje disa nga qëndrimet e tij ndaj grupit. Nëse kthehem pas në kohë kur luaja, edhe unë isha shumë egoist, por nëse nuk shënoja, unë prapë mbetesha në fushë për të festuar gjithsesi. E duroja zhgënjimin”. “Pavarësisht nëse ishte një rastësi apo jo, ju nuk duhet ta hidhni fanellën. Ndonjëherë një kampion i madh duhet të udhëheqë me shembull”.