“Zero taksa për biznesin e vogël është sot fakt e do të vijojë njësoj deri në 2029”. Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili kandidon për PS në qarkun e Tiranës gjatë vizitës sot në disa biznese të vogla në njësinë numër 4 në Tiranë. “Sipërmarrjet e vogla në njësinë numër 4, janë familjet produktive që janë motori i ekonomisë familjare dhe vetëpunësimit, prandaj meritojnë gjithë mbështetjen e qeverisë, e prandaj në programin tonë ka një kujdes të posaçëm për ta”, tha Ahmetaj.

Pronarët e bizneseve u shprehën se nuk kanë pasur asnjë shqetësim nga organet tatimore.Një biznesmen i tha Ahmetaj se “e gjetët Shqipërinë si një letër të mbledhur dhe tashmë e keni bërë si një fletë të bardhë. Pse ka një  pikë kapen aty”.

Ahmetaj vizitoi biznese të ndryshme, një dyqan rrobash, një kasap, një ushqimore, një dyqan ëmbëlsirash, një bar kafe, një farmaci, të cilët u shprehën se taksimi zero është ndihmë shumë e madhe për biznesin.Një tjetër qytetare vlerësoi procesin e vaksinimit ku tha se, “bëmë vaksinën dje,  jemi shumë të kënaqur”.