S’ka nevojë ta ripërmendim që leximi i horoskopit është jashtëzakonisht popullor. Përafërsisht 70% e njerëzve lexojnë horoskopin e tyre çdo ditë. Ju mund të jeni një nga ata që zgjohet në mëngjes dhe nxitojnë menjëherë të lexojnë horoskopin, për të parë se çfarë ka rezervuar ai për atë ditë.

Njerëzit e lexojnë horoskopin e tyre për një shumëllojshmëri arsyesh qoftë sepse ata janë të sigurt se astrologjia mund të parashikojë të ardhmen e tyre apo edhe thjesht sepse mendojnë se është shumë argëtuese. Megjithatë, cilado qoftë arsyeja për leximin e horoskopit, 90% e njerëzve e kanë lexuar atë gabim. E dimë që ndoshta ju thyem zemrën, por më mirë vonë se kurrë.

Lexuesi tipik i horoskopit sheh shenjën e tij bazuar te ditëlindja. Ndaj, ata shkojnë direkt te shenja e tyre dhe shohin çfarë i kanë rezervuar yjet. GABIM!

Ju nuk jeni duke lexuar për veten. Përkundrazi, në të vërtetë ju jeni duke lexuar për jetën e dikujt tjetër dhe ngjarjet e ardhshme që do të ndodhin me ta. Megjithatë, nuk jeni të vetmit, sepse 9 nga 10 njerëz çdo ditë lexojnë horoskopin e tyre në këtë mënyrë të gabuar.

Nëse kjo duket pak e habitshme, na lejoni t’ju shpjegojmë se pse kjo është e vërtetë. Kur keni lexuar për shenjën tuaj në horoskopin e përditshëm, ju jeni duke lexuar atë që lidhet me identitetin tuaj bazë dhe ndoshta, duke marrë disa informacione të vlefshme lidhur me ndodhitë bazë në terma të përgjithshëm që do t’ju ndodhin ju dhe të gjithë atyre që ndajnë të njëjtën shenjë horoskopi me tuajën.

Pas së gjithash, si munden miliona njerëz të ketë të njëjtën përvojë të saktë si juaja në një ditë të caktuar, ose në një javë, muaj apo vit? Që të jemi të qartë, kjo nuk është e mundur dhe asnjë astrolog profesionist nuk do e thoshte këtë. Parashikimi i shenjës që ju lexoni është, nga natyra e tij, shumë i kufizuar dhe kjo është edhe arsyeja se pse horoskopi duket larg nga të qënit 100% i saktë.

Cila është mënyra e duhur për të lexuar horoskopin?

Mos harroni se horoskopi që jeni duke lexuar bazohet vetëm në shenjën tuaj, që bazohet te ditëlindja juaj. Por kjo është shumë e përgjithshme. Megjithatë ju mund të merrni një përshkrim shumë të saktë duke lexuar horoskopin, nëse dini shenjën tuaj ashendente, që llogaritet duke përdorur: kohën ekzakte të lindjes, ditën-muajin-vitin, vendlindjen. Ndaj nëse doni të lexoni për ‘veten tuaj’- ju duhet të dini edhe shenjën tuaj ashendente.

Shembull: Nëse ju i përkisni shenjës së Shigjetarit dhe ashendenti juaj është shenja e Dashit, ju do të mund të merrni një interpretim më të saktë të horoskopit për atë ditë, duke parë edhe horoskopin e shenjës ashendente, në këtë rast Dashit.

Duhet të keni të qartë gjithashtu se, për të lexuar një horoskop personal sa më të saktë, për të kuptuar veten dhe ngjarjen e ardhshme të jetës suaj, asgjë s’mund ta zëvendësojë saktësinë e konsultimit me një astrolog profesionist. Gjatë një leximi privat, një astrolog i kualifikuar mund të interpretojë tabelën tuaj astrologjike dhe t’ju japë një parashikim më të saktë të ndryshimeve më të mëdah që do të ndodhin në jetën tuaj, përgjatë viteve.