Gjatë ditës së sotme janë kryer 6.134 vaksinime anti-COVID. Shifrat i ka publikuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bën me dije se nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë bërë në total 242,542 vaksinime. Kujtojmë që doza të tjera vaksinash vijnë dita – ditës në Shqipëri.