Kryeministri Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë 2 mandateve.

Teksa na ndajnë 23 ditë nga zgjedhjet parlamentarë më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa teatro të reja u ndërtuan apo ringritën nga themelet 8 vitet e fundit. “Sa teatro të reja u ndërtuan apo u ringritën nga themelet 8 vitet e fundit? 2 teatro apo 6 teatro”, pyet Rama.

Më pas në storyn pasardhës ai ka faktuar se 6 teatro u ndërtuar dhe u ringritën nga themelet me kushte dinjitoze e infrastrukturë bashkëkohore. Ai në fund edhe i ka listuar këto 6 teatro të ndërtuar 8 vitet e fundit: TOB dhe “Art Turbina” në Tiranë, “Andon Zako Çajupi” në Korcë, Migjeni në Shkodër, teatri i Fierit dhe i Gjirokastrës.