Kryeministri Edi Rama i është drejtuar ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 arritje në 4 vjet”, me pyetjen: “nga 33 vende të BE dhe Ballkanit, sa vende lë prapa Shqipëria sa i përket recesionit ekonomik për shkak të pandemisë sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar”.

“24 vende të BE-së dhe Ballkanit qëndrojnë pas Shqipërisë sa i përket recesionit ekonomik për shkak të pandemisë”, tha Rama.

Shqipëria është aktualisht në vend të parë në rajon për sa i përket menaxhimit të pandemisë dhe në vend të dytë për sa i përket vaksinimit masiv.