Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë edhe 6 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e banorëve që mbulohen sot me shërbime për marrjen dhe menaxhimin e mbetjeve.

Më pas ai ka faktuar se 2.5 milionë banorë nga 1.4 milionë në 2013 sot marrin shërbime me standarde më optimale të grumbullimit e menaxhimit të mbetjeve.