Ekuinoksi pranveror nuk do sjellë vetëm ndryshime në zgjatjen e ditës dhe ngrohjen e motit, por edhe tek fati i secilës shenjë të horoskopit.

Dashi-Dielli është me tek ju tashmë. Sigurohuni që të gjeni kohën për të shijuar plotësisht këtë energji! Kjo është stina juaj. Le ta dijë gjithë bota!

Demi-Ka ardhur koha për t`u sqaruar. Merrni gjithë kohën që ju nevojitet për të qëndruar në vetmi dhe vëzhgoni gjithçka që ndodh rreth jush. Një ndryshim në rutinë do të rimbushë energjinë tuaj.

Binjakët-Po ndiheni shumë social. Planifikoni një takim në internet për të gjithë miqtë tuaj. Ky Ekuinoks ju gjeti duke u përqëndruar në zgjerimin e vizionit tuaj.

Gaforrja-Një dritë e re po shkëlqen në ambiciet tuaja të karrierës! Mos kini frikë të vini bast për veten dhe aftësitë tuaja. Do të habiteni kur të zbuloni qëllimin e duhur.

Luani-Ka ardhur koha për të vlerësuar ndjesinë tuaj të bollëkut. Përkushtohuni në një fushë dhe shikoni se si zgjerohet ajo për ju. Ndiqni atë që meritoni.

Virgjëresha-Ka ardhur koha të mendoni për veten tuaj. Vendosni një qëllim për vetë-fuqizim. Aftësia juaj për të hyrë në nivele të reja të shërimit të vetes mund t`ju sjellë një transformim madhor.

Peshorja-Mendoni për atë që ju nevojitet dhe kushtojini vetes një kohë më personale. Uni juaj më i mirë vjen me përkushtim më të fortë për kujdesin ndaj vetes.

Akrepi-Fuqizimi fizik është thelbësor. Bëni ndryshime në aktivitetet tuaja të përditshme dhe do të habiteni nga rezultatet.

Shigjetari-A e ndjeni krijimtarinë në ajër? Zbuloni pasionin tuaj dhe lëreni t`ju udhëheqë. Kjo është koha juaj për të vepruar. Vullneti juaj, mënyra juaj.

Bricjapi-Ka ardhur koha të shikoni jetën tuaj të brendshme. Përqendrohuni në energjinë që dëshironi të ndjeni në shtëpinë tuaj dhe le të jetë ajo udhëzuesi juaj.

Ujori-çlironi mendimet tuaja! Ju jeni i natyrshëm në afrimitetin që krijoni me njerëzit bazuar në vizionin tuaj dhe tani është koha që zëri juaj të dëgjohet. Filloni blogun apo podkastin tuaj.

Peshqit-Kjo është një periudhë që do lidhet shumë me aspektin financiar. Merrni pak kohë për të parë buxhetin tuaj dhe përpiloni një plan financiar. Aftësitë më të forta të menaxhimit të parave hapin rrugë për mundësi më të mira.