Analisti Eduard Zaloshnja foli në një lidhje për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për vaksinën e AstraZeneca dhe dyshimet se shkakton mpiksje gjaku.

Zaloshnja u shpreh se do ta bënte vaksinën e AstraZeneca, duke shtuar se kush nuk e do, le të ja japë atij. Mes të tjerash, Zaloshnja theksoi se probabiliteti që të vd esësh nga vaksina e AstraZeneca, është më i vogël se të vd esësh nga rrufeja në kokë.

“Çdo vaksinë ka efekte anësore. Unë nuk dal nga shtëpia pa bërë vaksinën, kush nuk do ta bëjë, le të ma jap mua. Në mbi 52 mijë njerëz që e kanë marrë vaksinën, 72% nuk kanë pasur efekte fare. 82% e atyre që kanë marrë këtë vaksinë nuk janë sëmurë me Covid, por kanë pasur simptoma të lehta gripi. Ndërsa është 95% e sigurt që ata që bëjnë këtë vaksinë, nuk kanë për të vd ekur.

Nga të dhënat zyrtare nga sistemi më i mirë shëndetësor në botë në Britani, kanë vde kur nga vaksina AstraZeneca 1 për 1 milionë. Probabiliteti i vde kjes nga kjo vaksinë është i ngjashëm me probabilitetin e vde kjes nga rrufeja, duke ecur në rrugë. Njeriu vde s nga rrufeja, se i bie në kokë, por ata që kanë vde kur, nuk kanë vd ekur nga vaksina. Ne mund të kemi gjithsej dy raste të vd ekjes pas vaksinës. Probabiliteti që dikush të vde së pas vaksinës është më i vogël, se sa të bjerë rrufeja duke ecur rrugës. Nëse do të mbrohesh nga rrufeja, qëndro në shtëpi”, tha analisti Zaloshnja.