SHBA do të ketë vëzhgues për zgjedhjet e 25 prillit. Lajmin e ka bërë me dije ambasadorja amerikane Yuri Kim pas një takimi të zhvilluar me kryetaren e misionit të OSBE-ODIHER në Shqipëri Urszula Gacek, për vëzhgimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një shënim në rrjetet sociale, ambasadorja amerikane ka nënvizuar se edhe SHBA do të këtë në terren vëzhgues për zgjedhjet e 25 prillit, madje edhe ajo vetë do të jetë në terren.

‘Diskutohet me Ambasadoren Urszula Gacek, kryetare e OSBE-ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, përgatitjet për zgjedhjet 4/25. SHBA mbështet këtë mision të rëndësishëm, përfshirë edhe vëzhguesit kontribues. Ambasada Amerikane gjithashtu do të dërgojë ekipin tonë (duke përfshirë edhe mua) në vende përreth vendit.’- shkruan ambadorja amerikane.