Bekimi i parë i Arbana Osmanit, Joni, feston sot ditëlindjen. Moderatorja u zgjua me nostalgji mëngjesin e sotëm për ditëlindjen e vogëlushit dhe ndau disa imazhe shumë të ëmbla të shkrepura ndër vite me të. Disa prej fotove ne nuk i kishim parë kurrë, duke qenë se Arbana ka qenë për vite me radhë shumë e rezervuar për sa i përket djalit të saj. Ajo publikonte shumë rrallë foto me të dhe përpiqej të mos ja zbulonte portretin. Mirëpo me rritjen e tij gjërat kanë ndryshuar dhe Joni është pjesë e postimeve të Arbanës në rrjete sociale thuajse çdo ditë.

Përkrah fotove të publikuara për rastin e ditëlindjes, Arbana i bëri Jonit dhe një urim shumë emocionues. “Vetëm Zoti e di sa të dua o Joni! Happy birthday jeta ime❤️”, shkroi ajo. Mirëpo ditëlindja nuk është mbyllur me kaq, sepse Arbana ka organizuar një festë për Jonin. Këtë gjë e ka zbuluar mikesha e saj më e mirë, Xhemi Shehu, që ka publikuar një foto të Osmanit. Kjo e fundit shihet e veshur me një fustan të kuq, me një kapele me foto nga Colosseum në Romë (që është legoja më e madhe që ka ndërtuar Joni deri më sot) dhe me një shpatë në dorë.

Xhemi nuk ka publikuar të tjera foto nga festa, por i ka bërë një “premtim” publik Arbanës. “Nga sot e tutje, nuk do të mërzisë më kurrë”, ka shkruar Xhemi duke etiketuar në postim edhe Arbanën. Ndoshta Xhemi mund të jetë duke bërë shaka me faktin që Arbana shfaqet me shpatë në dorë në foto. Osmani ka treguar gjithmonë se Xhemi është një nga miket më me humor të saj dhe ja tek na e vërtetoi dhe vetë ajo me këtë rast.