Koalicionin opozitar, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se është një marrëveshje që u shërben Ilir Metës dhe Sali Berishës, që i quan kryetarët e vërtetë të opozitës. “Koalcionin e shoh si një përpjekje për të vënë kryetrin e opozitës në shërbim të opozitës në shërbim të interesave të kryetarëve të vërtetë të opozitës”, tha ai.

Dy ditë pas kthimit nga Brukesli, Xhaçka tha se u dëgjuan vetëm vlerësime, teksa pati edhe një përgjigje për kritikat “U fol për kushtet 15 kushtet që Shqipëria i ka përmbushur, u fol për aspiratën dhe perspektivën evropiane dhe qëndrimi i tyre ishte iq artë që i kemi përmbushur kushte dhe meritojmë që të avancojmë dhe brenda presidencën portugeze të ketë mundësinë të miratojë kornizën negociuse dhe të vendoset data e parë Konferencës së parë ndërqeveritare. Ky është një proces meritokratik, i ka bërë detyrat e saj dhe presim që BE të mbaj premtimin. Presim konferencën e parë ndërqeveritare. Institucioni që vlerëson avancimin e Shqipërisë në KE dhe nëse ai thotë qartazi që i kemi bërë detyrat tona duke e përgësuar për Reformën në Drejtësi, Reformën Zgjedhore, për të gjitha ligjet përafryese me BE, nuk besoj që mund të ketë vend për komente alternnative., komisioni e tha fjalën e vete, krejt të hapur dhe të drejtëpërdrejtë”, tha Xhaçka.

Në përballjen e saj në 25 prill me Xhelal Mziun, Xhaçka duke folur si drejtuese politike, tha se PS-ja “i ka shumë mirë punët” në qarkun e Dibrës. “Unë jam drejtuese e PS në Dibwr, e përqendruar te komunikimi me njerëzit, për një prospektivë më të mirë dhe ajo që mund të them është që PS për shkak të punëve të saj do të thosha i ka punët vërtetë mirë në Dibër”, tha ajo.

Te thirrjet e ndërkombëtarëve për “kandidatë të pastra në lista”, Xhaçka nuk sheh asgjë të çuditshme, pasi sipas saj kjo shkon në të njëjtën linjë me kërkesat dhe pritshmëritë që ka PS-ja për emrat e saj. “Nuk është asgjë më pak se ajo që ne meritojmë she pretendojmë, figura sa më të pastra dhe nuk ka asgjë në kundërshtim me atë që ne duam për PS, kështu që patjetër ne kemi edhe një ligj që është ai i dekriminalizimi, të gjithë strukturat e partisë futen në këtë filtër që është shumë i mirë për të kaluarën e kandidatëve, por edhe figura sa më përfaqësuese, kështu që ne jemi të interesuarit e parë që ky proces të prodhojë figura me integritet”, u shpreh Xhaçka.

Deklarata e Metës se do “merrte prej veshi ndërkombëtarët” iu përgjigj me një fjali: Zero kompetencë për atë që thotë.