Nga Mero Baze

Tre ish- mjekë shqiptarë, Sali Berisha, Tritan Shehu dhe Petrit Vasili, befas menduan se e gjetën çelësin për të bërë fushatë elektorale. Sapo mësuan se disa vende europiane pezulluan përdorimin e vaksinës së AstraZeneca kundër Covid-19, për shkak të ndjeshmërisë që krijuan lajmet rreth saj, kërkuan menjeherë pezullimin e saj. Në fakt, paniku i tyre kishte të bënte me lajmet se Shqipëria po siguronte sasinë e nevojshme të vaksinave me AstraZeneca, pasi kishin hyrë 38 mijë dozat e para të kësaj vaksine.

Shqipëria ka përdorur deri më sot rreth 6 mijë e 500 vaksina AstraZeneca, kryesisht tek mësuesit. Nuk ka asnjë rast me komplikime pas vaksinimit. Pasi Qeveria nuk reagoi ndaj “dëshirës’ së tyre, Sali Berisha u hodh në s ul m. Ai “vërtetoi” se të gjithë mësuesit e Durrësit që kishin bërë vaksinën, ishin sëmurë dhe nuk kishin shkuar në shkollë, gjeti se një kandidat për deputet në Dibër e kishte pësuar prej saj, dhe me vrullin që e ka nisur, ka shumë mundësi që të deklarojë më shumë viktima se sa janë vaksinuar gjithësej deri më sot.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka deklaruar sot se vaksina e Oxfordit, AstraZeneca, është “e sigurtë dhe efektive” dhe përfitimet e saj tejkalojnë rreziqet. Pra tani jemi në kushtet kur opozita zyrtare po përpiqet të bëjë fushatë kundër vaksinimit të popullsisë. Kjo është një qasje e rre zikshme për shëndetin e popullsisë, por është betejë e imponuar nga opozita dhe duhet parë si e tillë.

Pra tani kemi dy palë, Qeverinë që po siguron vaksina dhe fton qytetarët të vaksinohen, dhe opozitën që u bën thirrje qytetarëve të mos vaksinohen. Në fakt, në çdo vend të botës ka personazhe që dalin kundër vaksinimit dhe e kanë atë kauzë të tyre. Por në asnjë vend të botës nuk e ka kauzë një parti politike që pretendon të vijë në pushtet.

Përdorimi i vaksinimit si një mënyrë për t’i ndarë njerëzit pro dhe kundër Qeverisë, është antinjerëzore, por në fund të fundit, është një zgjedhje e opozitës, e cila është më e lumtur t’i shikojë votuesit e saj të vdekur, se sa duke bërë vaksina. Ne nuk kemi mekanizma, as t’i ndalojmë deklaratat e Berishës, e as ta dënojmë për ato. Normalisht duhet ta ndalonin fëmijët e vet dhe gruaja, se u është bërë i zoti i shtëpisë qesharak, por dhe ata mendojnë se u vlen më shumë pushteti, nëse vjen prej marrëzive të babait, se sa babai i marrë.

Kështu që të gjithëve tani na mbetet të shikojmë deri më 25 prill, nëse shqiptarët do të votojnë kundër vaksinës apo pro saj, duke zgjedhur kështu Qeverinë apo opozitën.

Sali Berisha është i vetmi politikan që beson se shqiptarët janë gati të vdesin për të, nëse ai u thotë mos u vaksinoni prej Qeverisë. Vetë po kërkon vaksinën, pasi do që edhe t’i vdesë shqiptarët, por dhe ta shijojë atë moment, duke i parë si vdesin vetëm se dëgjuan atë. Siç kënaqet çdo v asë s serial me vik ti mat e veta.