Binjakë-Një shenjë me ndjeshmëri të veçantë. Kjo shenjë ndryshon humor pothuajse me çdo rrëshqitje të syrit. Është për t’u habitur kur e sheh të kalojë nga gëzimi në trishtim pa ndonjë arsye të dukshme. Ose pas një episodi zemërimi intensiv, ta shihni atë të kthehet në gjendje qetësie sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Gaforrja-Ndër shenjat më me humor të Zodiakut gjejmë shenjën e Gaforres, një shenjë me aspekte të veçanta karakteri. Të gjitha unike dhe mjaft kontradiktore. Gaforrja ka një personalitet joshës, ajo tregon vëmendje të madhe për të tjerët, disponueshmëri të madhe. Por kur gjërat nuk shkojnë ashtu si dëshirojnë, shihni një anë absolutisht të kundërt. Kjo bën që të lindurit e kësaj shenje të jenë të ndryshëm nga një ditë në tjetrën. Do e shihni duke buzëqeshur dhe të shoqërueshëm dhe armiqësor dhe plot urrejtje gjithë ditën tjetër.

Peshorja-Ne e dimë që shenja e Peshores është gjithmonë në kërkim të një ekuilibri. Nga një moment në tjetrin, ajo braktis qëndrimin miqësor dhe të dobishëm për të kaluar në një mbyllje totale, nëse jo edhe nervozizëm. Jo rrallë ajo trishtohet pa ndonjë arsye të dukshme dhe mbyllet brenda vetes. Kur kjo ndodh, dhe ndodh shpesh, është e vështirë për të, që të gjejë harmoninë dhe qetësinë e duhur.