Tea dhe Bearti janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar në media dhe nga publiku. Dyshja publikojnë shpesh foto pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale, ku nuk i kursejnë as dedikimet e dashurisë.

Pak ditë më parë, në rrjet u përfol se Tea dhe Bearti janë fejuar. Aludimet nisën nga një video e publikuar nga ish-konkurrentja në Instastory, ku shfaqej me unazë në gisht.

Mirëpo, në një intervistë për “Kosovarja”, Tea ka treguar se nuk janë fejuar dhe se është ende herët për të menduar një hap të tillë.

“Jo, është herët për të menduar për fejesë. Njerëzit bazohen në unazat dhe bizhuteritë e shumta që unë i kam…”, është shprehur ajo.