E ardhmja e Kylian Mbappé mbetet gjithnjë e më shumë një mister. Disa javë pasi Leonardo kishte njoftuar se rinovimi i sulmuesit francez (kontrata e të cilit skadon në qershor 2022) do të ndodhte së shpejti, “L’Équipe” njofton se marrëveshja është akoma larg. Lojtari po merr kohë, duke e mbajtur pezull PSG-në. Klubi parizien i ka vendosur në tryezë një kontratë të re 4-vjeçare mjaft të pasur, por ende larg 25 milionë eurove të kërkuara në sezon nga ylli i futbollit transalpin (burime të tjera flasin madje për 35 milionë euro).

Por, më shumë sesa aspekti ekonomik, dyshimet e Mbappé lidhen me garancitë teknike dhe faktin që Ligue 1 mund të humbasë interesin, duke pasur parasysh vështirësitë financiare të klubeve të tjera. Mbappé, duke bërë kësi llogarish, mund të bindet t’i thotë lamtumirë PSG-së. Në një rast të tillë, disa klube do të ishin të gatshme të investonin për të. Sipas “L’Équipe”, Real Madridi është në krye, duke e identifikuar francezin si trashëgimtarin e vërtetë të Cristiano Ronaldos, yllin e ri të klubit nga “Bernabeu”.

Nga Anglia, “Daily Mail” flet për Liverpool, në rast të transferimit të Salah diku tjetër, edhe pse këto thashetheme nuk gjejnë konfirmim midis drejtuesve të “Anfield”. PSG, ndërkohë, pret, por pritja fillon e bëhet e paduruar. Në rast lamtumire, klubi, sipas “L’Équipe”, do të kërkonte të paktën 200 milionë euro për kartonin e tij, 20 më shumë se 180 milionët e paguar më 2017 për ta marrë nga Monaco.