Sipas një studimi të ri, shpërthimi i gripi të derrit mund të ketë krijuar bazën që Covid-19 të përhapet te njerëzit. Ethet afrikane të derrit (ASF), që përfshinë Kinën në vitin 2018, ndërprenë furnizimet e mishit të derrit duke rritur potencialin për kontakt me virusin njerëzor teksa njerëzit kërkonin mish alternativ.

Transmetimi i përhapur i gripit afrikan të derrit nga 2018 ka çuar në vrasjen e miliona derrave, kryesisht në Kinë, duke ndikuar ndjeshëm në tregun ndërkombëtar të mishit në përgjithësi. Kina prodhon rreth 50% të mishit të derrit në botë dhe kuzhina kineze, e cila mbështetet shumë tek mishi i derrit, është detyruar të kërkojë burime të tjera të mishit.

Sipas një analize nga David Robertson, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Glasgow, kthimi te kafshët e tjera për konsum rrit transmetimin e viruseve prej tyre, siç është koronavirusi. Kjo gjithashtu na kujton se sa e ndjeshme është specia njerëzore ndaj sëmundjeve që prekin speciet e tjera në natyrë. Gripi afrikan i derrave u përhap veçanërisht në fermat kineze të derrave në tremujorin e katërt të vitit 2019, ashtu si koronavirusi filloi të përhapet te njerëzit.

“Nëse më shumë jetë e egër hyn në zinxhirin ushqimor njerëzor, ose përmes [individëve] të gjuetisë…ose duke shkuar në treg dhe duke marrë burime të ndryshme të mishit, thjesht po rrisni mundësinë që virusi [Sars-CoV-2] të kalojë te njerëzit,” tha autori i studimit, David Robertson, profesor i gjenomikës virale dhe bioinformatikës në Universitetin e Glasgow.

Shkencëtari skocez thekson se ne ende kemi një lidhje të panjohur në zinxhirin e transmetimit të SARS-CoV-2 nga lakuriqët e natës tek njerëzit, i cili me sa duket nuk u shfaq për herë të parë në tregun e Wuhan në dhjetor 2019 por shumë më herët.