Një lajm i trishtë ka prekur sot botën e sportit, teksa ka ndërruar jetë një personalitet i shquar i futbollit shqiptar, Sabri Peqini.

Pas një sëmundje të rëndë, Peqini ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 95-vjeçare. Ai u shpall 4 herë kampion me skuadrën e Dinamos, me të cilët luajti për 4 sezone, gjatë viteve 1950, teksa nga 1974 deri në 1976 ishte edhe si trajner i bluve. Gjithashtu Peqin ka qenë edhe pjesë e Kombëtares, ku ka zhvilluar 3 ndeshje.