Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë një paralelizëm midis punës së qeverisë dhe premtimeve boshe dhe absurde që bën opozita nga ana tjetër. Spiropali shkruan se qeveria shënon arritje shumë të rëndësishme si reforma në Drejtësi, përballimi i pandemisë, rindërtimi etj.

“Ata përshpejtojnë vrapin drejt askundit duke afruar partira dhe thurur koalicione donkishoteske që s’i duhen as dreqit”, shkruan Spiropali për opozitën.

Ne përmbyllim reformimin e Drejtësisë, përballojmë pandeminë, rindërtojmë çfarë shkatërroi tërmeti, ndërtojmë…

Posted by Elisa Spiropali on E premte, 5 Mars 2021