Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Carolina Daris bëri thirrje për qetësi rreth vaksinës së AstraZeneca-s antiCOVID-19 duke këmbëngulur se vendi nuk ka zbuluar ndonjë efekt anësor të papritur nga procesi i vaksinimit i kryer deri tani. Darias i tha medias lokale se Spanja po vazhdon të administrojë vaksinën që është ndalur në një numër vendesh në Evropë dhe Azi pas raporteve të mpiksjes së gjakut. Në shkurt, Spanja mori rreth 220 000 doza të AstraZeneca-s.

Agjencia Europiane e Barnave gjithashtu tha se nuk ka asnjë tregues se vaksina ka shkaktuar mpiksjen e gjakut.

Spanja ka aprovuar vetëm vaksinën AstraZeneca për njerëzit nën 55 vjeç, pa gjendje serioze shëndetësore. Në total, Spanja ka administruar 5,3 milionë doza vaksinash COVID-19 – gati 900 000 prej të cilave ishin nga AstraZeneca.