Spanja do të zgjerojë grupet e popullatës të synuara për vaksinimin me AstraZeneca përtej grupmoshës 55-65 vjeç, kur bëhet fjalë për punëtorët thelbësorë: punonjësit e shëndetësisë, zbatuesit e ligjit ose mësuesit. “Në lidhje me vaksinën AstraZeneca, në funksion të provave të reja shkencore dhe fletës teknike të autorizuar, kufiri i moshës është rritur”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

“Tani e tutje, vaksinimi me të do të prekë gjithashtu grupet me përparësi të popullsisë për shkak të aktivitetit të tyre thelbësor, siç janë personeli shëndetësor dhe social-shëndetësor, që nuk janë në vijën e frontit, punonjësit e shëndetësisë dhe institucionet kolektive, të tilla si policia ose mësuesit”, shtoi institucioni.

Spanja është ndër vendet europiane më të goditura nga pandemia, me më shumë se 75 300 v de k je.