Shqipëria do të startojë sot eliminatoret e kampionatit botëror në Andorra, ndaj vendasve me të njëjtët lojtarë dhe skemë si në ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë në kryeqytet që na garantuan jo vetëm fitoren por edhe vendin e parë në grupin tonë në Ligën e Kombeve.

Portën e kuqezinjve do të ta mbrOjë në ndeshjet e sotme Etrik Berisha, ndërkohë që reparti difensiv do të jetë i përbërë nga 5 lojtarë. Në qendër janë Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti,të ndihmuar nga dy lojtarët e krahut, Lenjani majtas dhe Hysaj djathtas.

Ndërsa mesfusha do të jetë e përbërë nga Memushaj, Bare dhe Gjasula, për të mbështetur dyshen e sulmit Manaj-Cikalleshi.

Shqipëria është ndeshur edhe përpara dy vitesh në Andorra ku e ka fituar takimin atje dhe ka barazuar në Elbasan Arena, dhe për këtë arsye kundërshtari i sotëm shihet me mjaft kujdes nga stafi teknik. Ndërkaq vlen për t’u përmendur që ndeshja në Andorra vërtet nuk transmetohet nga asnjë televizion vendas lokal, por në stadium do të jenë të pranishëm tifozët, pavarësisht pandemisë dhe kushteve të karantinës.

Ndërkohë për të gjithë tifozët shqiptar ka menduar Digitalb i cili do të transmetojë si gjithmonë ndeshjet e përfaqësueses shqiptare duke filluar nga mbrëmja e sotme.