60% e shqiptarëve nuk janë dakord me marrëveshjen e nënshkruar nga PD-LSI për një koalicion qeveritar pas zgjedhjeve nës dalin fituese. Në sondazhin e bërë të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, te bërë publik ditën e sotme në emisionin “Repolitx”, 37% e të pyeturve e kanë cilësuar si “negative” këtë marrëveshje, ndërkohë që 23% të tjerë “shumë negative”.

Thënë në një plan më të gjerë 60% nuk janë dakord, e ndërsa 36% e vlerëson pozitivisht. 4% kanë zgjedhur që të mos përgjigjen.