Sipërmarrjet në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë krahas rritjes së prodhimit, përmes investime në teknologjitë e reja kanë rritur cilësinë dhe standardet e produkteve bujqësore duke u bërë kështu, mjaft të kërkuara në tregun vendas dhe të huaj. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi shprehet se “pas një produkti final të cilësisë së lartë dhe sipas standardeve evropiane gjenden shumë persona që punojnë me kujdes dhe përkushtim”. “Që bulmeti të vijë në shtëpitë tuaja me aq shije, duhet të kalojë një proces të gjatë”, theksoi Ekonomi.

Ministrja vlerëson se “sektori i blegtorisë është një ndër më të rëndësishmit në Shqipëri, që do të zhvillohet dhe mbështetet edhe në situatën delikate në të cilën jetojmë”. Bujqësia është nga të paktët sektorë që i rezistuan situatës të shkaktuar nga COVID-19. Me gjithë vështirësitë që u shfaqën prodhimi dhe eksporti nuk u prekën.

Shteti shqiptar tregoi kujdes të vaçantë për fermerët duke ofruar matrikullim dhe vaksinim falas për krerët e bagëtive. Fondi i Skemës Kombëtare për mbështetjen e blegtorisë rritet çdo vit. Vetëm gjatë vitit 2020 ky fond arriti në 727 milionë lekë.