Ata të cilët janë prekur nga covid 19 , manifestojnë simptoma për një periudhë disa javore edhe pasi e kanë kaluar sëmundjen. Mjekët i rekomandojnë pacientët të vijojnë trajtimin me vitamina si zink ,vitamina D magnez pasi simptomat post covid përveç lodhjes së vazhdueshme vijojnë edhe në sistemin nervor apo dridhjen e gjymtyrëve , çrregulim të tensionit e të tjera.

Të lodhur nga medikamentet e shumta me të cilat janë trajtuar gjatë sëmundjes , pacientë post covid kërkojnë më tepër shtesa ushqimore që janë produkte bimore të cilat eleminojnë kollën, lehtësojnë frymëmarrjen dhe simptoma të tjera post covid .

Tanimë edhe mjekët e familjes i orientojnë pacientët e tyre drejt këtyre suplementeve për të detoksifikuar organizimin nga trajtimi i gjatë medikamentoz që kanë marrë.