Një televizion spanjoll ka realizuar një video ku tregohet qartë se si grimcat që transportojnë virusin e Covid mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë në ajër. Për këtë arsye është e rëndësishme mbajtja në mënyrë të saktë të maskës, dhe nëse jemi vetëm në një zyrë.

Ata përdorën telekamera me rreze infra të kuqe që tregojnë se si këto grimca qëndrojnë në ajër dhe spostohen. Duke e parë kuptohet rëndësia e mbajtjes së maskës në mënyrën e duhur. Sidomos në një vend të mbyllur dhe nëse jemi të vetëm në një dhomë apo zyrë. Virologu spanjoll Alkami shpjegoi se grimcat më të mëdha se 100 mikron do të bien shumë shpejt në një distancë të afërt me ne dhe do të ndotin sipërfaqet. Grimcat më të vogla se 100 mikron gjenden në ajër ku mund të qëndrojnë për shumë kohë.

Ndërsa mikrobiologu Markos thekson se duhet mbajtur maska gjithmonë dhe kur jemi vetëm. Pikërisht për shkak të këtyre grimcave që qëndrojnë gjatë në ajër.