Njeri i dehur në Itali është bërë lajm në media, pasi aksidentoi një automjet dhe dëmtoi disa të tjera, goditi me grushte edhe evektivët e policisë, në Çitadini të Bolonjës.

Pasi goditi një taksi me makinën që drejtonte, shqiptari u largua duke dëmtuar edhe automjete të tjera.

19-vjeçari nuk u ndalua me kaq, por sulmoi edhe policët që e ndaluan.

“Shfaqja e tij filloi pak pas mesnatës, kur ngiste një Volvo ai goditi një taksi. Pas aksidentit, 19-vjeçari u zhvendos në një pjesë tjetër dhe u largua”, tha policia.

Ai tani është në duart e drejtësisë dhe do përballet me akuzat e ngritura.