Turqit nuk e qeverisën Shqipërinë kurrë aq ngushtë sa bënë romanët. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë në veriun e vendit, ku turqit përllogaritën se rajoni i ashpër dhe i thyer nuk do të sillte asnjëherë përfitimet e n ënshtrimit. Megjithatë, s undimi turk ishte i gjatë edhe pse sipërfaqësor, dhe përgjatë shekujve solli si rezultat një seri pasojash. Ndër pasojat më kryesore, detyroi që shumë shqiptarë të emigrojnë jashtë vendit. Edhe para shfaqjes së turqve, ka pasur një migrim të konsiderueshëm të popullsive shqiptare drejt jugut në Greqi, edhe për shkak të pr esionit sllav në veri. Kjo popullsi shqiptare u vendos në shumë pjesë të Greqisë së sotme dhe shumë prej tyre luajtën një rol thelbësor në r evolucionin grek të pavarësisë, transmeton lexo.com.al.

Me p ushtimet turke shumë shqiptarë braktisën vendin, ndërsa shumë prej tyre u drejtuan drejt Italisë dhe Sicilisë. Francesco Crispi, dy herë kryeministër i Italisë ishte një pasardhës i atyre migrantëve. Censusi i vitit 1901 në Itali tregoi se në vend qëndronin pak më shumë se 200.000 qytetarë shqipfolës. Kolonitë shqiptare në Itali ishin më të zhvilluar kulturalisht nga vendlindja nën su ndimin turk dhe si rrjedhojë ishin në gjendje të kontribuonin në mënyrë thelbësore në rilindjen kombëtare në fundit e shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të./Lexo.com.al/e.c.