Gazi i lëngshëm natyror amerikan (LNG) së shpejti do të jetë në shitje në Ballkan përmes Shqipërisë. Një memorandum mirëkuptimi u nënshkrua kohët e fundit nga qeveris shqiptare dhe gjigandi amerikan i naftës ExxonMobil. Ky projekt do të kushtojë rreth 120 milion dollarë dhe do të shohë dritën e diellit në vitin 2023. Dy kompani amerikane do të fillojnë një studim këtë vit për të vlerësuar qëndrueshmërinë e ndërtimit të një terminali gaz natyror të lëngshëm në Vlorë. Ata gjithashtu planifikojnë të përmirësojnë performancën e termocentralit në këtë qytet për të përdorur më shumë gazin, një lëndë e parë që Shqipëria nuk e përdor për prodhimin e energjisë. Në fakt, 90% e energjisë elektrike të vendit tonë prodhohet nga hidrocentrale, një burim energjie që përbën një problem në kohë thatësire.

Porti i Vlorës, një hyrje strategjike në Europë Por projekti i Exxonmobil nuk është i kufizuar vetëm në Shqipëri. Në planin afatgjatë, qëllimi është që të përdoret porti i Vlorës për shpërndarjen e gazit të lëngshëm në vendet e tjera të Ballkanit. Shqipëria do të bëhej kështu porta e dytë për gazin e lëngshëm amerikan në brigjet e Adriatikut. Në fillim të vitit, në Kroaci përfundoi ndërtimi i një tubacion gazi të lëngshëm në ishullin Krk. Me ndërtimin e dy tubacioneve në Ballkan, Shtetet e Bashkuara tani do të kenë akses në të gjitha detet evropiane.

Në vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara, të cilat janë bërë prodhuesit kryesorë të gazit të lëngshëm natyror në botë duke nxituar për të shitur në vendet europiane të cilat janë shumë të varura nga gazi rus. Ish Presidenti Donald Trump nuk hezitoi të bënte presion mbi Bashkimin Evropian, duke kërcënuar edhe me vënien e sanksioneve, një strategji që ka dhënë fryte. Që nga vera e vitit 2018, importet europiane të gazit të lëngshëm amerikan janë rritur. /RFI/