Edhe sikur vaksinimi në Shqipëri të mos eci me atë shpejtësi sa të japë sigurinë në celje të sezonit të verës, për turizmin ka një dritë më shumë në fund të tunelit sesa sezonin e kaluar. Shpresa mund të vij nga përtej kufirit. Nga vendet ku Shqipëria importon shumicën e pushuesve.

Vitin e kaluar kur masat e marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19 ndaluan lëvizjet ndërshtetase dhe nga ana tjetër pasiguria e vetë individëve për të vizituar një vend tjetër i dhanë turizimit shqiptarë një goditje që vlerësohet sa një rënie prej 10 për qind në prodhimin e përgjithshëm kombëtar.

Nga rreth 6 milion pushues në 2019, një vit më pas në pandemi  ky numër u pjesëtua me tre duke zbritur rreth 2.6 milion.

Kjo shifër tani ka gjasa të rikuperohet sepse vendet do të kenë më shumë pushues të vaksinuar që potencialisht do të kenë më pa frikë dhe rrezik.

Sa mund të jetë ky potencial. Gazeta  kombinoi të dhënat mes listës së vendeve nga vijnë shumica e pushuesve me ecurinë e vaksinës duke marrë në konsideratë dhe përpjekjet e  këtyre vendeve për të cliruar lëvizjen e qytetarëve dhe përftimet nga turizmi.

Përveç Kosovës që historikisht ka sjellë numrin më të madh të pushuesve në vendin tonë, në top listë janë Maqedonia, Mali i Zi, Italia, Greqia, Polonia, Anglia dhe Gjermania

Gjatë sezonit veror të vitit 2019 kur pakkush i imagjinonte përmasat e infkesionit në dimër, në vendin tonë erdhën mbi 3 milionë vizitorë të huaj.

Viti 2019 ishte në nivele shumë të larta krahasuar me vitin 2020 sigurisht, por edhe me vitin 2018. Por një krahasim i situatës së vitit 2019 me vitin 2021 gjatë sezonit veror do të qartësonte ecurinë dhe nivelin e rimëkëmbjes, për të cilin po luftohet kaq shumë.

Këto vende që janë vit pasi viti vizitorë të përhershëm të vendit tonë po vaksinojnë qytetarët intensivisht ku Azia, Afrika dhe Amerika qëndrojnë në vend të parë për procesin e vaksinimit respektivisht me 102 milionë vaksinime, 66 milionë dhe 72.8 milionë. Anglia me 20.8 milionë, Italia 4.4 milionë, Gjermania 6.11 milionë, Polonia 3.3 milionë, Spanja 3.8 milionë.

Për momentin shpresa e madhe mbetet tek Italia , Greqia ku ndodhen edhe shumë emigrantë shqiptarë. Shpresat tek Mali i Zi dhe Maqedonia janë më të pakta sepse deri tani kanë të vaksinuar përkatësisht vetëm 1000 dhe 2000 qytetarë. Kosova nuk e ka nisur akoma procesin e vaksinimit dhe posedon zero vaksina.

Greqia si një vend me burim dytësor të ardhurash nga turizmi është vendi i parë që miratoi  certifikatën  e vaksinimit për të lehtësuar lëvizjen. Qëllimi i vetëm i rimëkëmbjes së turizmit vendas dhe të huaj dhe cdo individ i pajisur me certifikatë nga brenda apo jashtë vendit, lëviz lirisht në Greqi. Greqia me 10.7 milionë banorë ka vaksinuar mbi 880.000 banorë momentalisht ose  1/11 e popullatës .

Pas Greqisë në të njëjtën mënyrë kanë vepruar dhe Polonia, Danimarka, Estonia, Islanda, Norvegjia, Spanja, Qipro, Portugalia. Italia dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë në diskutim këtë cështje. Përgjithësisht, vendet që e kane legjitimuar një gjë të tillë me qëllim parësor lëvizjen e lirë janë vende që gjenerojnë të ardhura në shifra të mëdha nga turizmi dhe me vendas që udhëtojnë vazhdimisht nëpër botë. Polonia solli në Shqipëri vitin e kaluar 24 mijë vizitorë. Italia 123 mijë, Mbretëria e Bashkuar 53 mijë dhe Spanja 2800.

I vetmi ngërc ende i fortë mbetet Kosova. Shteti tjetër i shqiptarëve që kontribuon me gati 50% të turistëve, nuk ka nisur ende procesin e vaksinimit dhe nuk pritet të nisë deri në muajin maj dhe do të ndjekë planin e vaksinimit të mjekëve dhe pastaj të të moshuarëve. Por, po nëse qytetarët e Kosovës me tendencën për të udhëtuar nuk janë vaksinuar në kohë për sezonin veror e janë akoma vulnerabël ndaj rrezikut dhe nuk mund të lëvizin, a mund ta mbajmë sezonin veror vetëm me 50% e mbetur?

Deri më tani në vendin tonë janë  kryer 16.807 vaksinime që nga janari , duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe pjesa më e madhe e të vaksinuarve deri më tani janë mjekë dhe të moshuar. Nëse për dy muaj të tjerë vaksinimi ecën me të njëjtën shpejtësi a mund të jetë Shqipëria zgjedhja e 50% tjetër të vizitorëve të huaj gjatë verës?

Megjithëse disa vende europiane po ndjekin disa politika  përveç vaksinimit për të lehtësuar lëvizjen sërisht mbarëvajtja e vaksinimit mbetet celësi si e vetmja gjë që garanton pjesërisht rehabilitimin fizik, psikologjik dhe ekonomik të planetit tonë. Akoma pa nisur mirë, procesi i vaksinimit ka dhënë benefitet e veta në ekonomi. Tregjet e kompanive farmaceutike kanë shënuar rritje të mëdha si edhe tregjet e naftës dhe lëndëve djegëse në përgjithësi. Kështu, kur ky proces të jetë më intensiv në shkallë globale priten përfitime të tjera.

Megjithëse disa vende europiane po ndjekin disa politika  përveç vaksinimit për të lehtësuar lëvizjen sërisht mbarëvajtja e vaksinimit mbetet celësi si e vetmja gjë që garanton pjesërisht rehabilitimin fizik, psikologjik dhe ekonomik të planetit tonë. Akoma pa nisur mirë, procesi i vaksinimit ka dhënë benefitet e veta në ekonomi. Tregjet e kompanive farmaceutike kanë shënuar rritje të mëdha si edhe tregjet e naftës dhe lëndëve djegëse në përgjithësi. Kështu, kur ky proces të jetë më intensiv në shkallë globale priten përfitime të tjera.

Megjithatë ekspertët thonë se përfundimi i procesit të vaksinimit mund të zgjasë disa vite dhe deri atëherë qeveritë po mendojnë zgjidhje alternative që të ndihmojnë ekonominë sa të mos jetë shumë vonë! (Gazeta SI)