Kryeministri Rama, gjatë vizitës së tij në Shkodër, ka inspektuar zhvillimet e fundit në sheshin e Shirokës, ku po ndiqen projektet e reja që do të transformojnë zonën.

Sheshi përfshin parkim, hapësira të dedikuara, rrugë biçikletash dhe i gjithe projekti do të përfundojë me ndërtimin e një muzeu të biodiversitetit.

“Kjo është një copëz e një mozaiku që do të bëjë të mundur zhvillimin e gjithë zonës së Shkodrës dhe rajonit të veriut. Kjo fazë e parë do të ndiqet nga një fazë tjetër të zhvillimit të liqenit deri në Zogaj, me një shëtitore poshtë pjesës së liqenit duke maksimizuar interesin turistik.” Kështu u shpreh Benet Beci, i cili është dhe nismëtari i këtij projekti.

“Qilimi Shqiptar” i sheshit të Shirokës, projekt i arkitektit Jesus Hernandez, është emëruar si një nga kandidatët për çmimin prestigjoz të BE-së për Arkitekturën Bashkëkohore 2022.