Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve me vaksinën ‘AstraZeneca”. Kryeministri Rama ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit ku dhe nuk kanë munguar batutat me mësuesit. Një mësuese e ka falenderuar se që ka zgjdhur që fillimisht të vaksinohen mësuesit tek shkolla e tyre ndërkohë Rama ka thënë se kjo nuk është bërë pa qëllim, pasi shkolla mban emrin “4 dëshmorët” Ndërkohë mësuesja i ka thënë se “Mos bëhet ndonjë Iipestë”, ku të pranishmit ia kanë plasur së qeshurës. Kryeministri më pas i ka thënë që mos të ketë merak.

Pjesë nga Biseda/ Mësuesja: Faleminderit që zgjodhët shkollën tonë

Rama: E di pse se quhet Katër Dëshmorët

Mësuesja: Mos bëhet ndonjë i pestë

(Plasin të qeshurat)

Rama: Jo jo, mos ke merak.