Greqia ka regjistruar sërish shifra të larta infektimesh me Covid-10, dhjetëra humbje jete, si dhe është shtuar numri i të intubuarëve. Me 2570 raste të reja që janë shënuar në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 215.000 që prej fillimit të pandemisë. 51 persona kanë humbur jetën dhe të intubuarit kanë shkuar në 506 duke vënë në alarm autoritetet shëndetësore, pasi barra virale ende nuk ulet, megjithëse shumë qytetet kryesore ndodhen në muajin e katërt apo të pestë të masave kufizuese.

Kryeministri grek ka deklaruar masa të reja mbështetëse për ekonominë tashmë të gjunjëzuar pasi shumica e bizneseve vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe e vetmja shpresë e grekëve mbetet përfundimi i procesit të vaksinimit. Vassilis Kikilias, Ministri Grek i Shëndetësisë: Njerëzit janë të lodhur pas 12 muajsh të një lufte të madhe me virusin. Por tani ka shpresë. Ata kanë vaksinat. Pothuajse 1.2 milion greke janë vaksinuar deri me sot, prej te cilëve gati 400.000 kane marre edhe doyen e dyte. Shqetësim te madh përveç presionit qe përballon sistemi spitalor sidomos ne Athine, kane krijuar me shume se 2000 rastet e mutacionit britanik dhe rreth 50 te atij afrikano-jugor qe janë zbuluar brenda muajve te fundit ne gjithë vendin, kryesisht ne Athine, Selanik dhe qytetet e Greqisë kontinentale.