Ish kreu i PD Sali Berisha në një intervistë live në Abc News thotë se listat e kandidatëve për deputetë të PD u influencuan nga aleatët. Por ai tha se të gjithë në PD, përballë listave dhe fitores së zgjedhjeve, zgjodhën këtë të dytën. Edhe pse nuk e imagjinon humbjen, Berisha tha se ai vendosi një standart në PD për humbjen e zgjedhjeve, duke dhënë dorëheqjen, duke i kujtuar Bashes indirekt largimin nese humb me 25 prill.

Sa i përket qeverisë nëse PD fiton zgjedhjet, Berisha tha se Basha e ka vendosur që të mos bëjë deputetët ministra, ose, nëse janë zgjedhur deputetë, do të japin dorëheqjen për tu bërë ministra. Me ish-kryeministrin Sali Berisha bisedoi gazetarja Juli Xhokaxhi. Pas 8 vitesh pritej që Basha të kishte asete njerëzore më të shumta dhe ndoshta më frymëzuese. Cfarë e kushtëzoi këtë? Aleatët apo faktorë të tjerë? Jeni i kenaqur me emrat?

Së pari më lejoni të them se sot PD ka potenciale njerëzore shumë herë më të mëdha se c’kishim në 2005. Sa i përket listës: Është e pamohueshme se në listë një ndikim substancial kanë pasur liderët e partive të tjera por në mënyrë absolute kanë ndikim të pamohueshëm për fitoren. Kështu që midis fitores dhe dickaje tjetër, çdokush do zgjidhte fitoren. Keni konstatuar se zoti Basha krahas listave po krijon grupin e kordinatorëve me specialist të shquar….

Të ndalemi këtu…kjo pjesa e kordinatorëve mund të konsiderohet justifikim për mospërfshirjen në listë?

Kryetari i PD ka deklaruar se ministrat e tij nuk do të jenë deputetë në Kuvendin Popullor, c’ka do të thotë se kabineti i tij do të jetë nga deputete që do dorëzojnë mandatin dhe personalitete që s’kanë mandate por kanë rol esencial në programin e PD.

PD në këto zgjedhje aplikoi votën e anëtarësisë, një komision për kandidatët dhe kjo u konsiderua si një hap para në demokratizim të PD. Gjë që kërkohet prej vitesh në gjithë forcat politike. Sa janë reflektuar përzgjedhja e votës së anëtarëve në listat aktuale?

Jam plotësisht dakord, procesi që ndoqi PD i dha transparencë procesit të formulimit të listave. Së dyti, pyetja juaj në c’përqindje këto lista të cilat kaluan procedurën paraprake të seleksionit dhe votimit janë pasqyruar në listë përfundimtare, mund të them se ato nëse zbresin kandidaturat e partive aleate dhe të marrim listën sit ë tillë janë pasqyruar mbi 94% e tyre.

Në c’pozicionim në listë?

Juli, poroblemi është se komisioni që bëri verifikimin bashkë me anëtarësinë i kanë dorëzuar 320 kandidatura kryesisë. Kryesia natyrisht nuk mund të poziciononte në vende të lakmueshme cdo njeri që e meritonte atë vend sepse pati ndërhyrje të tjera. Por në tërësi është respektuar fryma e ndjekur. Një shembull, në të gjitha periudhat listat krijonin debate pakënaqësi gjer dhe protesta para selisë siç kujtoj unë. Këto lista janë pritur më mirë se të gjithë listat e tjera që kemi formuluar deri më sot. Pra sidoqoftë secili në qeverisjen e ardshme do të ketë vendin e merituar.

Në 2017, të lënurit jashtë listave e patën shpërthimin pas zgjedhjeve. Cdo të ndodhë në 26 prill?

26 prill, ata që janë në listë dhe ata që s’janë, do festojnë fitoren. Tik taku i orës po numëron së prapthi, Edi Rama i ka orët dhe ditët e numëruara.

Në asnjë moment Basha, ju apo aleatët nuk pranon të diskutojë mundësinë e humbjes. Por në politikë gjithcka mund të ndodhë. Keni përllogaritje se cdo të ndodhë pas 25 prillit, me ata që është premtuar? Mund të ketë hemor agji?

A mund të imagjinosh që natën ta quash ditë e ditën natë? Nuk ndodh që në 25 prill Edi Ramës shqiptarët të mos i japin duart. Nuk mund të ndodhë. Ajo ndjehet në cdo skaj të vendit, në çdo takim, e ndjen Edi Rama që i ka rënë në fytyrë një vrug që krijon përshtypje se mezi po merr frymë. Mund të them se sot, Edi Rama është i vetëdijshëm 100% se pas dështimeve 8 vjeçare për të mbajtur premtimet e tij…asnjë premtim. Sot për të gjithë patriotët është armik i egër i kombit, që urren veriun e Shqipërisë. Nuk ka ekzistuar një qeveri që përjashton çdo individ nga postet. As gjatë viteve të pushtimit që të ketë cuar vetëm 3% të grantit në qarqet e veriut. Më pak se një bashki diku tjetër. Më pak se rrasat e gurit të sheshit “Skënderbej”. Këtë nuk ia pranojnë. Shqipëria nuk bëhet mbi bazën e përç arjes. Rama është i dë nuar, me de nim kapital politik. Ndaj si i mbyturi po kapet te tentakulat e kri mit. Po a mund të shpëtojë njeriu me kr imin?

Një forcë plitike duhet të jetë e përgatitur për të gjithë skenarët. Cfarë ndodh në PD në rast se humbet? Duhet të largohet Basha?

Standarti im është standard. Imagjinata ime nuk e rrok të mundshme atë që thoni, ju keni të drejtë të mendoni të gjitha variantet. Kur sheh tisin e fitores nga mëngjesi deri në darkë në cdo qoshe e cdo individ shqptar.

Po sondazhet?

Absolutisht të gatuara në zyrën e Endri Fugës. 100% së bashku me Arben Malavitën sepse gjithcka gatuhet nga 2-3 persona në zyrën e Fugës me miratimin e Ramës. Nuk ka sondazhe serioze që nuk e nxjerr atë nga 5 deri në 12 pikë poshtë opozitës.

Ju me nuhatje në sjelljen e Edi Ramës cfarë elementësh dalloni?

Fushatat janë festival të vërteta politike elektorale. Rama nisi fushatën me një listë horr ible, me një listë të cilën mund të quhet në kuptimin e plotë të fjalës lista Rrahja. Sepse klani Rahja është klani që rëndojnë kr ime dhe vepra penale. Më vr astar, i impliuar në tra fiqe dr oge dhe vepra të tjera penale, por ai duhet të ketë pasaportë diplomatike për të mbuluar padrinon e tij. Po u dalin në KQZ me dy e tre emra. Së dyti, Edi Rama fytyrën e vertete të lidhjes me kr imin e faktoi në Elbasan ku nxorri ban dën e tij Rama – Cela në një akt të cilën më rikujtoi antimitingjet e ‘91. E verteta është se Edi Rama e filloi fushatën me shprehjet më posh tëruese e fy ese për gratë shqiptare. Që të shkosh në një fshat dhe ti thuash një nenë në prani të bashkëshortit se kaun po e sjell për lopën dhe jo për ty, nuk ka fyerje më të rëndë. Po i them Edi Ramës ta ketë kujdes se ka të tjerë që sot i përmbahet ligjit: dy gisht nder në lule të ballit. Dhe raste të tilla të trysnimit sepse e ka kuptuar se gratë e vajzat nuk e votojnë sepse e panë se ky është një mash trues ordiner, e panë që ky të gjitha ato me skena publike që janë thënë për të janë të vërteta. E ka filluar i tme rruar fushatën elektorale Edi Rama.