Mbyllja e shkollave të të gjitha niveleve në të gjithë vendin sugjerohet nga specialistë të sëmundjeve infektive në Greqi. Të dhënat epidemiologjike, të cilat tregojnë një përhapje të madhe të virusit në popullatën studentore, e kombinuar me rritjen shpërthyese të rasteve të koronavirusit të regjistruar ditët e fundit, ishin ato që çuan shkencëtarët të sugjerojnë mbylljen e shkollave.

Sipas informacionit, anëtarët e Komitetit të Sëmundjeve Infektive kërkojnë që shkollat të qëndrojnë të mbyllura nga e Marta e ardhshme për dy javë, kur situata do të shqyrtohet përsëri.

Gjatë kësaj periudhe mësimet do të bëhen Online. Ky sugjerim ndjek informacionin që nëntë rajonet e tjera të vendit kanë “dhënë alarmin” e keq dhe për pasojë, kërkojnë në një bllokim të fortë. Komiteti i ekspertëve gjatë takimit të tij sot sugjeroi që njësitë rajonale të Evritanisë, Halkidiki, Kilkis dhe Lesvos, si dhe bashkitë e Janinës, Metsovo, Katerini, Skiathos dhe Chania të vihen në “zona të kuqe”.