Më 2 mars 1444 në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu mblodhi prijësit krahinorë shqiptarë duke i bashkuar ato kundër otomanëve. Ai u vendos në krye të l uftës epike të shqiptare, e cila si kryeqendër të saj kishte Krujën, kalaja e së cilës u bë f ushëbetejë e p ërgjakshme në shumë b etejat e zhvilluara kundër otomanëve. Kalaja e Krujës e cila i r ezistoi fu risë osmane, e lartësoi Skënderbeun dhe shqiptarët në botë, transmeton lexo.com.al.

Por, ashtu si shumë objekte të tjera identitare për historinë tonë, Kalaja e Krujës jo gjithmonë ka pasur vëmendjen që i takon, ndonëse gjatë viteve të fundit ajo si dhe qyteti përreth kanë parë investime të konsiderueshme duke i bërë ato edhe më atraktive për turistët e huaj. Në këtë linjë, Kalaja e Krujës dhe vetë qyteti do të marrë një vizibilitetet të shtuar në periudhën e ardhshme pasi, punimet për ndriçimin e saj gjatë natës janë drejt fundit, pjesë e projektit të Ministrisë së Kulturës për ndriçimin e monumenteve historike. Ky projekti vjen pas atyre në Berat dhe Kalanë e Shkodrës./Lexo.com.al/e.c.