Takimet elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha vit pas viti pësojnë venitje për shkak të paaftësisë së tij politike për të qenë një lider i gjithëpranuar.

Mjafton të shohësh mikëpritjen që i bënë ditën e sotme demokratët shkodranë për të kuptuar koston që i ka shkaktuar Lulzim Basha Partisë Demokratike.

Edhe pse stafi i tij i PR tenton të manipulojë opinionin publik duke shpërndarë lajme të servirura sikur ai nuk është në dijeni të takimeve apo bëhet fjalë për surpriza të befasishme të mbështetësve, asnjë nuk e fsheh dot zhgënjimin e demokratëve dhe humbjen e shpresës te lideri i saj. Le të kujtojmë se e njëjta situatë është krijuar edhe në zgjedhjet e vitit 2017 ku sheshet e qyteteve ishin bosh.