Eliminimi nga Champions League, kritikat e shumta dhe, në fund, mesazhi në rrjetet sociale.

Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment shumë të mirë dhe e ardhmja e tij tek Juventus mbetet në dyshim. Flitet për një lamtumirë nga Torino dhe pretendentet nuk mungojnë.

CR7 mund të kthehet te Real Madrid ose te Manchester United. Më pas është PSG dhe… Lille. Po, sepse bashkëkombësi Jose Fonte i ka bërë një ftesë yllit të Zonjës.

“Vetëm Cristiano mund ta vendosë të ardhmen e tij”, ka thënë Fonte për Mais Ftebol. “E kishte treguar se ishte më i mirë në botë në Angli dhe Spanjë, tani po e tregon në Itali”.

“Fatmirësisht, mund t’i lejojë vetes të zgjedhë. Klubet e interesuara për të nuk do të mungojë. Të gjithë do të donin ta kishin në ekip. Mund të vijë te Lille…”.