Ronald Koeman do të mbetet trajner i Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm, pasi e ka marrë mbështetje nga presidenti i ri i klubit, Joan Laporta. Koeman dhe Laporta u takuan për herë të parë që prej rikthimit të këtij të fundit në postin e shefit të klubit katalonas.

Takimi i tyre u zhvilluar të martën dhe trajneri holandez u njoftua se ai do të jetë në stolin e Barçës edhe në sezonin 2021/22. Mediat spanjolle raportuan se takimi mes tyre shkoi shumë mirë dhe se takimi ishte informal.

Koeman ia bëri të qartë Laportës dëshirën për të mbetur trajner i Barcelonës. Kërkesa e holandezit në këtë takim ka qenë ta thotë fjalën e fundit në blerjen e futbollistëve të rinj në të ardhmen. Por ajo që u bë e qartë në këtë takim, sipas mediave spanjolle, Koeman e ka besimin e plotë të klubit.