Në fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve në Krujë, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer sulmet për kundërshtarët e tij në zgjedhjet e 25 prillit. Rama tha se ata nuk kanë ndërtuar asnjë shkollë, ndërsa qeveria ka bërë të kundërtën.

“Nuk dinë të bëjnë shtet, por vetëm rrumpallë dhe e njëjta gjë vlen për fëmijët, vota në 25 prill në drejtim tjetër nga drejtimi që tregon vazhdimin e kësaj rruge është kundër fëmijëve. A mund ta imagjinoni që ata bëjnë shkolla si ne se nuk kanë qenë një herë por disa herë në pushtet, më tregoni një shkollë që e kanë bërë këta. Nuk dinë, e bukura ju vret sytë atyre. Mësuesit e dinë shumë mirë që nuk i luan njeri nga puna, janë 11 mijë që kanë hyrë në punë nga portali, shkoni votoni, dhe mos u habisni kur jeta t’ju shkojë mbrapsht”, tha Rama.